Report TV - Durrës,pranga shoferit lushnjar, tentoi të korruptojë me lekë policin

  • 8 years ago
Drejtuesi i një mjeti është arrestuar, pasi akuzohet se ka qenë duke dhënë ryshfet një oficeri të policisë rrugore. Ky shtetas kishte mjetin pa dokumente.

Burime nga policia thanë se shoferi i ka ofruar lekë punonjësit të qarkullimit në shumën 2.000 lekë për të mos e ndaluar, por është vënë në pranga.

Bëhet fjalë për Lavdimir Qosen, 47 vjeç, banues në Krutje, Lushnjë.

Gjatë paradites së sotme ai është ndaluar nga punonjësit e Qarkullimit Rrugor për shkelje të rregullave të Qarkullimit dhe ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar shumën 2.000 lekë, pasi drejtonte automjetin pa certifikatën e kontrollit teknik dhe pa taksa.

Lidhur me këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale ?Korrupsioni aktiv?.

Recommended