Report TV - Batutat në kuvend, kush është Tom Cruise shqiptar sipas Sali Berishës

  • 8 years ago
Seanca e sotme në parlament është shoqëruar nga diskutime në distancë dhe batuta. Protagonist i kësaj situate është sërish Berisha i cili në jo pak raste e largon fokusin e bisedës nga çështja që trajtohet në parlament.

Berisha i është drejtuar Ahmetajt duke e "kërcënuar" se ka një prag dhe menjëherë ka kërkuar një shishe uji Jorida Tabakut.

"Mos fol nga mbrapa se vetëm ti që flet ke një koeficient intelektual mizerabël. Ti tjetri ke mbetur në klasë. Ku është ai tjetri. Ti Zhozho po flet? Zhozho mos fol. Jo me mua se e kam një prag. Ma jep atë shishe.

Unë di që të pëlqen kur të quajnë Tom Cruise, po unë të quaj nga ata të Jerryt. Pandeli se ky është Cruise po unë i them Tomy e Jerry", është shprehur Berisha duke ju drejtar Beqajt, Ahmetajt dhe Majkos.

Recommended