Report TV - Maturantët largojnë PD: Nuk iu duam në protestën tonë

  • 8 years ago
Protesta e maturantëve para Kryeministrisë është shoqëruar edhe me konflikte. Kjo pasi eksponentë dhe militant të Partisë Demokratike kërkonin të ishin pjesë e protestës, por janë dëbuar nga maturantët.

Konkretisht Fabjan Topallaj, anëtar i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe Gentian Gjonaj, militant i PD-së, janë përpjekur të jenë protagonist në këtë protestë, por janë dëbuar nga maturantët.

Fabjan Topallaj në një reagim menjëherë pas dëbimit të tij nga protesta e maturantëve, ka mohuar një fakt të tillë, madje ka shtuar se ka qenë ai që ka organizuar protestën e tyre.

Ai thotë se lajmi është një gënjeshtër. Por e vërteta është që maturantët iu kanë bërë thirrje disa herë përfaqësuesve të PD që të largohen.

Recommended