Report TV - Koalicioni,Meta: S’kanë rëndësi zgjedhjet por integrimi i vendit në BE

  • 8 years ago
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta teksa ka marrë pjesë në një aktivitet të zhvilluar në shkollën 9-vjeçare të zonës së ?Farkës së Vogël? ka folur mbi koalicionin qeverisës PS-LSI ku ka thënë se për forcën politike që drejton nuk ka rëndësi se ku do të jetë në vendin 2017, por a do të integrohet vendi në Bashkimin Europian.

Ai ka theksuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit të gjithë faktorit politik, por edhe qytetarëve që vendi ynë të vijojë rrugën e integrimit, pasi sipas tij duhet të shkëlqejë Shqipëria duke i çuar në drejtimin pozitiv të gjithë shqiptarët.

?Shqipëria ka nevojë për bashkëpunim. Duhet të shkëlqejë Shqipëria duke i çuar në drejtimin pozitiv të gjithë shqiptarët këtu. Për LSI nuk ka rëndësi zgjedhjet, por ku do jetë Shqipëria pas zgjedhjeve të 2017. LSI është e përqëndruar në ecurinë e suksesshme të reformës në drejtësi, reformave të tjera që janë kyçe për integrimin dhe shpresojmë në një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian dhe vendet anëtare sesa rezultati i zgjedhjeve dhe ku do jetë çdo forcë politike? tha Meta.

Recommended