Ban ki Moon kritika Kosovës dhe Serbisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tensionet politike në Kosovë dhe zgjedhjet në Serbi, kanë bërë që të dyja shtetet të mos përparojnë në zbatimin e marrëveshjeve në terren, veçanërisht për bashkësinë e komunave serbe në veri të vendit. Ky është konkluzioni i raportit të fundit tremujor të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban ki Moon, për avancimin e mëtejshëm të Prishtinës dhe Beogradit në dialogun që zhvillohet në Bruksel.Protestat e opozitës kanë ndikuar në angazhimin e palës kosovare, ndërsa zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe procesi i formimit të qeverisë, kanë ndikuar në vëmendjen e zyrtarëve në Serbi thuhet në këtë dokument të siguruar nga Radio Evropa e Lirë. Raporti tremujor i takon periudhës 16 prill deri më 15 korrik. Ai pritet të publikohet më 25 gusht në seancën e radhës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Recommended