Report TV - OSHEE rrit pagat për 5200 punonjës shtesë 48% për elektricistët

  • 8 years ago
OSHEE ka rritur pagat për rreth 5,200 punonjës. Qeveria ka miratuar fondin dhe strukturën e re të pagave për punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë. Fondi i pagave të shoqërisë në vitin 2016, pëson një rritje prej 28.73% në krahasim me vitin 2015. Nga ky fond, 98.46% e tij shkon për rritjen e nivelit të pagave për punonjësit e nivelit të ulët në drejtoritë rajonale dhe ato të tensionit të lartë.

Do të përfitojnë më shumë nga rritja e pagave 2440 elektricistë, rrogat e të cilëve do të shkojë deri në 70 mijë lekë, sipas nivelit përkatës. Pagat e nivelit të lartë menaxhues të kompanisë nuk ndryshojnë, ndërkohë që rritje parashikohet për pozicionet shofer, recepsionist, magazinier, teknik, dispecer, arkivist, operator.

OSHEE vlerëson se skema e re e pagave do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e performancës së shoqërisë për vitin 2016. Sipas saj, Personeli do të motivohet për performancë më të mirë si dhe për përmirësimin e mëtejshëm të produktivitetit e rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj klientëve.

Recommended