Report TV - Salianji denoncon kanabisin në Kolojë: Vendi i mbuluar nga droga ( Video PD )

  • 8 years ago
Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji denoncon krimin e lidhur me pushtetin brenda parcelave me kanabis. Pas Tepelenës ku denoncoi drogën në fshatin Gusmar, Salianji ka udhëtuar në drejtim të Kolonjës.

Sipas tij, territore të tëra të këtij rrethi janë mbjellur me drogë dhe ruhen nga njerez të armatosur. Krerët e policisë si kudo tjetër, me urdhër të Edi Ramës janë vënë në dispozicion të menaxhimit të këtij biznesi kriminal dhe vjeljes së taksës 30 përqind për çdo rrënjë kanabis. Banorët ndihen të kërcënuar, askush s?duhet ti afrohet plantacioneve me hashash.

Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji ishte në terren dhe denoncoi fenomenin brenda parcelave me kanabis.

Recommended