Report TV - Raporti/ BSH dhe bankat private vodhën 21 mln euro nga thesari
  • 8 years ago
Një raport sekret i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i mbërritur në Prokurorinë e Përgjithme dhe 5 institucione të tjera, hedh dritë mbi megaskandalin e vjedhjes së parave në Thesarin e Bankës së Shqipërisë. Raporti i hartuar nga 6 auditues, zbulon skemën e vjedhjes së parave, njëherësh hedh dritë mbi shifrën e saktë të vjedhjes, ku KLSH ka zbuluar se nuk bëhet fjalë për shifrën prej 713 milionë lekë të reja, siç deklaroi ish-guvernatori Fullani, por për 2.9 miliard lekë, e përkthyer kjo në 21 milion euro që mungonin në thesarin e Bankës së Shqipërisë. Kjo sasi lekësh nuk është vjedhur nga një person i vetëm por siç thonë audituesit në raport, në këtë skemë janë implikuar disa zyrtarë të bankës dhe drejtues të Bankave të Nivelit të Dytë, duke dyshuar se kanë përdorur dokumentacion fallco në procesin e dorëzimit të lekëve për shkatërrim. Kjo shifër është mbajtur sekret, me qëllimin e vetëm për të mos krijuar panik në tregun bankar, pasi publikimi i skemës së kësaj megavjedhje parashikohej të sillte në atë periudhë, tërheqjen e depozitave nga qytetarët dhe prishjen e ekulibrit bankar.Për shifrën e sipërcituar mësohet të ketë pasur dijeni dhe zyrtarë të FMN. Ky raport vijon të qëndrojë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe se kjo e fundit asnjëherë nuk ka hetuar në këtë drejtim.

Vjedhja 21 milion euro
I pari që ka ngritur zërin për skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë dhe ka kërkuar një audit në thesar, ka qënë deputeti i PS njëherësh dhe Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe. Braçe, i ka kërkuar KLSH që të kryejë një auditim te menjëhershëm në Bankën Qëndrore, për shkak se është cënuar imazhi dhe siguria e sistemit bankar. Shkresa e zotit Braçe mban datën 25 korrik 2014. Ndërkohë që dy ditë më parë në 23 korrik, KLSH, kishte nisur kontrollin me objekt: ?Auditimin e Përputhshmërisë Administrimit të Fondeve Logjistike ?Arka Stok? në Bankën e Shqipërisë me Kuadrin Rregullator në Fuqi?.Por në fakt ky kontroll ka nisur katër muaj me vonesë, kjo pasi anëtarët e auditimit nuk kanë pasur çertifikatë sigurie. Pas paisjes me çertifikata sigurie, grupi i auditit ka nisur punën duke konstatuar se në arkën stok mungonte një sasi prej 2.9 miliard lekë, e përkthyer kjo në 21 milion euro. Me këtë shifër janë njohur krerët e 5 institucioneve shtetërore përfshirë dhe Erjon Braçen, ku asnjëri prej tyre nuk ka folur për këtë skandal, duke e lënë në hështje.
Recommended