Report TV - Shaolin Kung Fu e vallet kineze shfaqen sonte në mbrëmje në TOB

  • 8 years ago
Sot në mbrëmje në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kmbëtar të Operës dhe Baletit jepet një shfaqje e vecantë që vjen nga Kina?Dihet që Artet marciale kineze janë te famshme në botë, por Kung Fu e Shaolin konsidenrohet si palca, si esenca e arteve marciale. Këtë mbrëmje Ambasada kineze në Tiranë, ka ftuar posaçërisht Grupin kulturoro-artistik të Provincës Henan për një shfaqje në sallën e Teatrit të Operas Baletit, ku do të demostrohet arti i vërtetë i Shaolin Kung Fu dhe do të zbulohet para publiku shqiptar misteri i Kung Fu-së kineze.

Kung Fu kineze, e cila e ka zanafillën në Tempujt Shaolin të Provincës Henan, është një ndër krenaritë e kulturës kineze, me histori të gjatë dhe ndikim të gjërë. Shaolin Kung Fu ka kombinuar meditimin Zen të sektit budist Chanzong (Një ndër degët më të rëndesishme të budizmit në Kinë) me artet marciale të luftimit, shquhet për lëvizje të prera, të fuqishme e të sakta, për veprime efikase e të zhdërvjellta në mbrojtje dhe sulm. Çdo lëvizje shoqërohet nga figura unike plot bukuri tërheqëse. Gjatë shfaqjes, publiku shqiptar do të ketë mundësinë të shijojë performancën e shkëlqyer të Shaolin Kungfu në teknikat e luftimit me grushta, me shkopinj si dhe një sere teknikash të tjera të spikatura të Shaolin Kung Fu-së klasike.

Recommended