Report TV - Reforma në Drejtësi, Basha: Do të jetë pjesë e fushatës së PD-së

  • 8 years ago
Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha teksa ka folur sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë republikane, ka thënë se Reforma në Drejtësi do të jetë pjesë e fushatës së partisë Demokratike në zgjedhje, me ose pa Edi Ramën.

Sipas tij, qeveria e drejtuar nga Edi Rama kërkon që të sabotojë Reformën në Drejtësi.

?Në fushatë do kërkojmë votë për një Reformë në Drejtësi sipas standardit të Venecias që do të bëhet me ose pa Edi Ramën. Kjo qeveri kërkon të sabotojë Reformën në Drejtësi. Reforma sipas Venecias do të bëhet me apo pa Edi Ramën. Shqiptarët duan një Reformë në Drejtësi larg duarve të Ramës? tha ai.

Po ashtu, Basha theksoi se. opozita nuk do të pranojë asnjë gjyqtarë mbi Komisionin e Venecias dhe se mbetet e vendosur në zbatimin e nenit 88 të Venecias sa i takon kësaj reforme.

Ai ka theksuar se drejtësi e pavarur mund të realizohet vetëm më zbatimin e të gjitha rekomandimeve të ?Venecias? duke këmbëngulur kështu tek neni 88 që parashikon vendet e rezervuara.

?Drejtësi e pavarur, hetues e prokurorë e gjyqtarë të pahapur nga duart e dukshme e të padukshme të qeverisë duke plotësuar kushtin e nenit 88 për ta zbatuar plotësisht jo pjesërisht. Ne e kemi thënë fjalën tonë. Nuk kërkojmë asgjë më shumë se zbatimi i rekomandimit 88 të arbitrave të Komisionit të Venecias që është zotuar Rama që e pranon të plotë e pa censurë. Zgjidhja është aty.? tha Basha.

Basha është ndalur edhe në qeverisjen e mazhorancës, të cilën e ka konsideruar si të lidhur kokë e këmbë me krimin me të cilin ai ka lidhur kontratë që përpara zgjedhjeve të 2013-tës.

Sipas tij, për këtë arsye por edhe atë të rikthimit të ekonomisë shqiptare në shinat e duhura, duhet një kthesë e fortë në mënyrë që shqiptarët të kenë një qeveri të denjë dhe që mendon për qytetarët shqiptar.

Recommended