Qeveria kërkon ndihmën e FMN-së - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare i ka kërkuar ndihme Fondit Monetar Ndërkombëtar, për te përmirësuar marrëdhënien e tatimeve me biznesin. Ky fakt pritet te ndryshoje klimën ekonomike ne vend, per te cilën shoqatat e biznesit janë ankuar, duke e konsideruar atë si aspak te favorshme. Sipas sipërmarrësve, marrëdhënia me administratën fiskale është problemi kryesor qe shqetëson këtë komunitet. Pjese e paketës fiskale qe do te miratohet ne korrik është përcaktimi me qarte i ligjeve ne fushën ekonomike, me qellim qe te mos lihet hapësire ligjore per t?i interpretuar inspektoret tatimore. Ne thelb, këto kërkesa kane dominuar nga ana e sipërmarrësve per paktën fiskale, qe ne total kane arritur ne afro 400 propozime. Qeveria ka pranuar se pjesa me madhe e propozimeve janë marre ne konsiderate, me qellim qe t?i lehtësohet aktiviteti ekonomik sipërmarrësve vendas.