Report TV - Durrës, trajleri pëson defekt teknik del nga rruga e përfundon në banesë

  • 8 years ago
Një kamion i llojit trajler i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga në autostradën Tiranë-Durrës, konkretisht në vendin e quajtur Ura e Dajlanit. Siç shihet edhe në këto foto trajleri që kishte të ngarkur një kontener dyshohet se ka pësuar një defekt dhe drejtuesi i tij për të shmangur përplasjen me automjetet e tjera në rrugë është përplasur me një banesë. Fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar apo viktima, por vetëm dëme material. Drejtuesi i trajlerit është dërguar në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Recommended