Report TV - Aksidentet rrugore, raporti: 69% e shoferëve s'vënë rripat e sigurimit

  • 8 years ago
Vetëm 31,6% e drejtuesve shqiptarë të mjeteve përdorin rripat e sigurimit, shkak për të cilin edhe kemi një numër të madh të aksidenteve fatale. E dhëna vjen përmes raportit të Sigurisë rrugore për vitin 2015 të Ministrisë së Transporteve, sipas së cilës treguesi është shumë i ulët krahasuar me shtetet evropiane.

Ndërkaq, mospërdorimi i rripave të sigurimit dhe pajisjeve mbrojtëse për fëmijët, është faktori më i rrezikshëm në rastet e aksidenteve rrugore me pasojë të dëmtimeve të rënda dhe fatale. Më të prirur për mospërdorimin e paisjeve mbrojtëse, janë grupmoshat e reja.

Faktorë të tjerë me peshë të madhe në numrin e lartë të aksidenteve janë përdorimi i telefonave gjatë drejtimit, përdorimi i alkoolit, mosrespektimi I rregullave të qarkullimit, dhe gjendja teknike e mjeteve. Që nga viti 2015 është në fuqi dhe sistemi i heqjes se pikëve të lejedrejtimit për shkelje të caktuara të rregullave të qarkullimit rrugor. Që nga muaji prill i prezantimit të këtij sistemi u janë hequr pikë 6 607 shtetasve, ndërsa 66 të tjerëve u është hequr lejedrejtimi.

Recommended