Report TV - Zaloshnja: 4 mijë apartamente të pashitura, pritet rritje e çmimit

  • 8 years ago
Pavarsisht një stoku prej rreth 4 mijë apartamentesh të pashitura në Tiranë, çmimet e banesave nuk kanë shënuar uljen e pritshme.

Ekspertja e tregut te pasurive të paluajtëshme, Ilda Zaloshnja, thotë se tregu shqiptar nuk ka reaguar ndaj krizës së ndërtimit përmes uljes së çmimeve, siç ka ndodhur në vendet e tjera.

Por kjo situatë, sipas saj, do të ndryshojë shpejt, për shkak të rritjes së disa taksave vendore.

Zaloshnja thotë se ka pasur një rritje të dukshme të shitjeve në zonat periferike të Tiranës, të pereferuara nga qytetarët që nuk arrijnë të përballojë çmimet shumë të larta të zonave qendrore.

Recommended