Report TV - Terra Madre Balkans në Tiranë Slow Food kundër Fast Food

  • 8 years ago
Në sheshin ??Nënë Tereza?? që nga dita e djeshme, po organizohet edicioni i katërt i Terra Madre Balkans që do të zgjasë deri me datë 5 qershor. Ky event organizohet për herë të parë në Shqipëri.

Qëllimi i këtij edicioni është promovimi i ushqimeve tradicionale, të ashtuquajtura ??Slow Food?? kundër produkteve Fast Food. Presidenti i Slow Food, Carlo Petrini thotë se Shqipëria ofron një mundësi të shkëlqyer produktesh tradicionale, promovimi i të cilave do t?i shërbejë jo vetëm shëndetit të njerëzve, por edhe zhvillimit ekonomik. ??Qytetarët e Tiranës do kenë mundësi të shohin shumëllojshmërinë e produkteve nga gjithë këto vende. Dhe jo vetëm produktet, do mund të takojnë ata që i prodhojnë. Njerëz që shpesh punojnë në kushte shumë të vështira, nëpër male, në vende të izoluara. Unë mendoj se janë pikërisht këta thesari i vërtetë i fshehur i Evropës? tha ai për Report Tv. Në ketë event ka mbi 10 stenda të mbushura me produkte të prodhuara në 12 vende (Bosnje dhe Herzegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë, Rumania, Serbia, Turqia, Italia dhe Shqipëria). Sipas programit të Terra Madre Balkans 2016 do të ketë degustime, koncerte workshope dhe konferenca. Disa nga temat e diskutimit do të jenë: ??Lufta kundër urisë botërore??, ??Qasja në tregje, qasje drejt mundësive??, ??Fermerët në krye!Konferenca Ndërkombëtare Shkencore??, ??Turizmi i qëndrueshëm rural, agrogurizmi dhe qasja drejt bujqësisë multifunksionale??. Në event me datë 2 qershor, për nder të Ditës së Republikës italiane kanë qenë të pranishëm Chef Sokol Prenga, Delikatesë, Chef Oltion Veshi, Koteci(Aleanca Slow Food e Kuzhinierëve). Shqipëria po përfaqësohet në event nga djathi Mishavanë që është produkt i 17 familjeve nga rajoni i Kelmendit në veri të Shqipërisë dhe me presidin e Glikosë së Përmetit, e cila përgatitet nga fruta dhe perime të ndryshme nga luginat e epërme të lumit Vjosa. Në këtë event janë prezantuar gjithashtu edhe Prodhuesit e Vajit te Ullirit nga Elbasani, Kultivuesit dhe prodhuesit e Verës Kallmet dhe Prodhuesit nga Lepusha (Kelmend-Malësi e Madhe).

Recommended