Report TV - Lu: Polikanët arrogantë, besojnë se vetëm ata dinë se c'po ndodh

  • 8 years ago
Ambasadori i SHBA në vendin tonë ka folur sërish me tone të ashpra ndaj elitës politike shqiptare për çështjen e korrupsionit në vend. Në prezantimin e gjetjes për sondazhin ndaj korrupsionit të vendin tonë, një bashkëpunim të USAID dhe IDRA, kryediplomati amerikan Donald Lu tha se korrupsioni po shkatërron jetët e njerëzve në Shqipëri dhe se të fortët blejnë drejtësinë ndërsa të dobtit janë viktima

Lu tha se frymëzohet nga historia e një gruaje e cila vuajti në dyert e gjykatave për shkak të korrupsionit,

"Historia e një gruaje që ishte rrahur për shumë vite nga burri i dënuar për krime seksuale më frymëzon të flas për korrupsionin, pas disa viteve ajo vendosi ta linte të divorcohej. Ajo shkoi të kërkonte drejtësi por gjykatësi s'ja dha, ja dha kujdestarinë burrit dhe pasurinë.Pse duhet të vendoste një gjyqtar në favor të një personi të tillë.Korrupsioni po shkatërron jetët e njerëzve , sa nga ne kanë dëgjuar historia të tilla? Shumë"-tha ai

Ambasadori amerikan në vendin tonë, gjithmonë i drejtpërdrejtë, rrëfeu për bisedën që kishte pasur me një politikan shqiptar i cili i ishte shprehur se shqiptarët nuk e kuptojnë reformën në drejtësi dhe korrupsionin.

"Kam pasur një diskutim me një politikan që pretendonte se populli shqiptar nuk mund ta kuptojë debatin për reformën tipikë për arrogancën e politikanëve dhe elitën e politikës që besojnë se vetëm ata janë mjaftueshëm të zgjuar.Studimi tregon se problemet më të mëdha të korrupsionit vazhdojnë të mbetet te gjykatës prokurorë e doganierë. Ky përfundim e tregon se populli e kupton se ç'po ndodh me korrupsionin në vend.-shtoi ambasadori

Recommended