Report TV - Pako e dyshimtë në një hotel pranë stadiumit "Elbasan Arena"

  • 8 years ago
Një pako e dyshimtë është gjetur në një hotel pranë stadiumit "Elbasan Arena", në unazën jugore të qytetit të Elbasanit. Pakoja dyshohet të jetë eksploziv. Ajo është pikasur fillimisht nga kalimtarë të rastit të cilët kanë lajmëruar pronarin e hotelit.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve përreth zonës. Policia ka sekuestruar lëndën plasëse qw ndodhej brenda pakos dhe po bën verifikimet për të zbuluar se cili është lloji i eksplozivit.

Dyshohet se lënda është hedhur për të trembur pronarët pasi nuk ka patur detonator dhe kësisoj nuk mund të shpërthente.

Policia ka sekuestruar kamerat e hotelit por edhe të bizneseve përreth për të hedhur dritë mbi autorët e kësaj ngjarje. Hoteli ndodhet pranë rrugës, çka edhe ka favorizuar autorët që të largohen menjëherë pas hedhjes së pakos me eksploziv.

Ndërkohë janë marrë në pyetje edhe pronarët e hotelit nëse kanë ndonjë konflikt të mundshëm. Në ambientet e policisë janë shoqëruar edhe disa dëshmitarë për t'i marrë në pyetje.

Recommended