Report TV - Veliaj: Tirana zgjohet përfundimisht nga gjumi i katër viteve të shkuara

  • 8 years ago
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke prezantuar projektet e Bashkisë, tha se Tirana zgjohet përfundimisht nga gjumi i katër viteve të shkuara. Sipas tij, Tirana sot është shndërruar në një kantier ndërtimi dhe në çdo cep të kryeqytetit po punohet.

"Qyteti është kthyer në një kantier ndërtimi dhe tashmë mund të themi se jemi zgjuar nga gjumi i katër viteve të fundit. Bulevardi i ri është në përfundim e sipër. Tre nga katër segmentet e Unazës së Vogël kanë përfunduar dhe në fund fare do të kthejmë sheshin Skënderbej në hapësirën më të madhe pedonale në Shqipëri. Në 1 qershor fëmijët e Tiranës do kenë dhe një kënd lojërash në zemër të Tiranës. Sigurisht që ka disa që nuk ndihen rehat me faktin që Tirana është kthyer në punë. Kjo u nxjerr në pah paaftësinë e tyre. Në katër vjet mund të ishin bërë këto punë. Por pavarësisht tentativave të vazhdueshme për të bllokuar punën në Tiranë, jemi të vendosur për të ecur përpara. Zërat e një grushti gjumashesh dhe dembelësh nuk mund të bëjnë asgjë. Bashkia do të punojë pa ndërprerje 24 orë në 7 ditë. Shembulli më i mirë i faktit që Tirana është kthyer në punë janë edhe 20 e ca vendimet që propozoj të miratojmë sot?- u shpreh Veliaj.

Recommended