Çfarë efekti ka ligji i dekriminalizimit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një dite pas publikimit te formularëve te vetedeklarimit u be e qarte se asnjë nga 140 deputetet e parlamentit nuk e humbet mandatin per shkak te dekriminalizimit. Edhe nga 61 kryetare e bashkive duket se i vetmi qe humbet mandatin është kreu i bashkisë se Krujës, Artur Bushi, i cili ka një mase sigurie arrest me burg, si i dyshuar per trafik te lendeve narkotike ne Itali. Ne kete faze te pare te procesit te dekriminalizimit duket se ndryshimet kushtetuese dhe ligji i ri shërbyen pike se pari per te njohur shqiptaret me te kaluarën e njerëzve qe i drejtojnë e pike se dyti debati i forte politik për kete çështje çoi ne dorëzimin e mandatit te deputetit ne 2 raste; ne rastin e Arben Ndokes dhe Mark Frrokut. Por kjo është vetem faza e pare e procesit, pasi radhën e ka Prokuroria e Përgjithshme, e cila tashme ka nisur hetimet per kreybashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi per shkak te deklarimit te tij se nuk mban mend pse është dëbuar nga Gjermania.