Reprot TV - “Flauti Magjik” deri në 6 Qershor nis me virtuozët e flautit e violinës

  • 8 years ago
Edicioni i 4-të i festivalit ?Flauti magjik? ka nisur me interpretime virtuoze në sallën ?Tefta Tashko Koço?në Ministrisë së Kulturës. Ky festival nisi vërtetë me tingujt magjikë nga sonata për flaut e piano e Mozzart. Interpretimet e flautistit të njohur Evis Rudi duartrokiten. Fatma Spahiu e shoqëron me një harmoni absolute në piano.


Pas kësaj i vjen radha perfomomancës virtuoze të Valin Qerimaj në violinë. Ai interpreton muzikë
Nga Piaziola me vibrime të bukura emocionale. Një melodi që përcillet përmes gëzimit

Perfomancat plot ritëm dhe emocion. Kjo ka qenë e gjithë atmosfera që u krijua ne natën e parë të festivalit. Flautisti Evis Rudi ndihet i kënaqëur me pjesëmarrjen

Në ditët në vijim Festival Flauti magjik do të mbahet në Universitetin e Arteve me 6 mbrëmje artistike dhe do të vijojë deri më 6 qershor, pohon presdenti i këtij eventi Fatos Qerimaj.

Recommended