Report TV - Kavajë, jepnin diploma false, kapen presidenti e drejtori i shkollës private

  • 8 years ago
Presidenti dhe drejtori i një shkolle të mesme private në Kavajë kanë rënë në prangat e policisë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin jepnin diploma të arsimit të mesëm false për qytetarët.

Siç bën të ditur policia e Kavajës, në pranga kanë rënë Bardhyl Mastori, me detyrë Drejtor i Shkollës Mesme Jopublike ?Dituria? dhe Vath Gjylsheni, me detyrë President i kësaj shkolle.

Ndaj tyre, ishte lëshuar urdhër ndalim nga prokuroria pasi pajisnin qytetarë të ndryshëm me diploma false të lëshuara nga kjo shkollë e mesme jo publike.

Ja komunikata e policisë
Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Kavajë, ndaluan dy shtetas për veprën penale "Falsifikim i dokumentave shkollore".
Më datë 18.05.2016, u ndaluan shtetasit:
Bardhyl Mastori, me detyrë Drejtor i Shkollës Mesme Jopublike ?Dituria?
Kavajë
Vath Gjylsheni, me detyrë President i Shkollës Mesme Jopublike ?Dituria?
Kavajë
Ndalimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë pasi u ekzekutuan urdhërat e ndalimit të lëshuara nga Prokuroria Pranë Gjykates së Shkallës së Parë Kavajë. Këta shtetas paisnin qytetarë të ndryshëm me diploma të lëshuara nga kjo shkollë e mesme jo publike.
Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale "Falsifikim i dokumentave shkollore" parashikuar nga Neni 187/2 i Kodit Penal.

Recommended