Report TV - Ja çfarë kërkojnë nga FSHF krutanët në ndeshjen e fundit

  • 8 years ago
Të irrituar me vendimin e Federatës Shqiptare te Futbollit, që pas dhunës në ndeshjen Korabi-Kastrioti, vendosën të mos i heqin pikët ekipit dibran, lojtarët krutanë kanë gjetur një mënyrë origjinale për të protestuar.

Në ndeshjen e fundit që luhet në Dibër përballë Besëlidhjes, lojtarët krutanë kanë dalë në fushën e blertë me kokën e fashuar dhe mbanin në duar disa letra me mbishkrimin ?Fair Play?.

Ky mesazh ishte për FSHF, e cila pas dhunës në Peshkopi vendosi që në stadiumin e këtij qyteti sezonin e ardhshëm nuk do të luhet asnjë ndeshje.

Por pavarësisht këtij vendimi, stadiumi i Korabit nuk plotëson asnjë standard dhe nëse ekipi dibran del në kategorinë superiore ndeshjet ne ?shtëpi? duhet që t'i luajë në një tjetër stadium.

Recommended