Report TV - Fatos Klosi:Si iku Berisha me bisht ndër shalë në '98

  • 8 years ago
Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, deklaron se, kërcënimet e Sali Berishës për përsëritjen grushtit të shtetit të 14 Shtatorit ?98, janë broçkulla dhe shenjë e pafuqisë së tij. Megjithatë, Fatos Klosi shton se, mazhoranca qeverisëse dhe organet e drejtësisë duhet t?ia mbyllin gojën Sali Berishës, që të mos thotë më marrëzi të tilla. Klosi thotë se Berisha kërcënon pasi nuk është ndëshkuar nga drejtësia për hapjen e depove në ?97 dhe grushtin e shtetit në ?98.

Gjatë një interviste për Shqiptarja.com, Klosi kujton se Sali Berisha e bëri grushtin e shtetit në 14 Shtator ?98, por u tërhoq me bisht ndër shalë në orën 17:00 të pasdites. Por, ai mendon se pas 18 vitesh nuk ka asnjë shans të përsëritet një skenar i tillë, për shkak se Shqipëria është vend anëtar i NATO dhe vëmendja e BE është maksimale. Klosi ka hedhur poshtë edhe tezën e Berishës, sipas të cilës, armët me të cilat u vranë shqiptarët në ?97 erdhën nga deti. Sipas tij, kallashnikovët që morë mijëra jetë nuk mund të vinin nga deti, por dolën depot. Klosi shprehu bindjen se depot u hapën jo me leje, por me urdhër të Berishës, i cili ishte President dhe Komandat i Përgjithshëm.

Recommended