Report TV - Tiranë, e moshuara përplaset nga kamioni, humb jetën në spital

  • 8 years ago
Një e moshuar është përplasur mesditën e sotme nga një kamion në Tiranë dhe më pas ka gjetur vdekjen.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktima nuk është identifikuar ende, por është rreth 60 vjeçe.

Mësohet se aksidenti ndodhi në orën 12:30, në zonën e Unazës së Re, afër një karburanti.

Këmbësorja, pasi u godit nga kamioni me targë AA867AI, që drejtohej nga Gentian Toska, u dërgua në QSUT në gjendje të rëndë, ku edhe më pas ka humbur jetën.

Ndërkohë, Toska është shoqëruar në polici për të dëshmuar lidhur me ngjarjen.

Recommended