Report TV - Shqiptarët në parajsat fiskale nga Andis Harasani te Mihal Delijorgji

  • 8 years ago
Nuk është hera e parë që dëgjojmë për subjekte apo individë shqiptarë me llogari nëpër parajsat fiskale.

Vitin e shkuar ish deputetit të Partisë Socialiste dhe ish drejtor i Korporatës Elektro-energjetike Shqiptare, Andis Harasani, u shfaq në listën e mijërave personave me llogari të fshehtë bankare në Zvicër.

Vetëm pak javë më parë u zbardh se, Kompania ?Singapore Europe Real Estate? and Trade sh.p.k, fituese e lejes së ndërtimit të pallatit 13-katësh tek Liqeni i kryeqytetit, rezulton e regjistruar në Ishujt britanikë Virxhinia.

Administrator i kompanisë rezulton Klard Flaga, ish menaxher dyqanesh tek kompania Neptun e biznesmenit Samir Mane.

Edhe shoqëria e ndërtimit ?Parc Construction?sh.p.k??, e themeluar në vitin 2005 nga Mihal Delijorgji, rezulton në pronësi të dy shoqërive të regjistruara në vende të njohura si parajsa fiskale, përkatësisht në Ishujt Britanikë të Virxhinias dhe Liberi.

Në vitin 2013, Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ), zbuloi emrat e 130 mijë njerëzve nga 170 vende, me llogari në parajsa fiskale, mes të cilëve edhe dy zyrtarë të lartë shqiptarë, emrat e të cilëve mbetën anonimë.

Recommended