Report TV - U nda nga i dashuri,23 vjeçarja i djeg 4 makinat e babait të tij

  • 8 years ago
23 vjeçarja Desara Mancellari nga qyteti i Tiranës i ka vënë zjarrin 4 automjeteve mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën "Kokonozi". Sipas policisë dyshohet se motivi i zjarrëvënies ishte hakmarrja pasi vajza ishte ndare nga i dashuri, djali i pronarit V. P., 56 vjeç dhe per t'i marrë hakun i ka vënë flakën 4 automjeteve te babait te tij

Ajo ka gjetur mesnaten dhe ka sperkatur me benzinë fillimisht një prej automjeteve e të tjerët me pas kanë marrë vetë.

Sipas dëshmive të para të 23-vjeçares në polici, rezulton se e ëma e djalit Filip Papajanit është bërë shkak i kësaj ngjarje.

Ndërkohë që familja e djalit e kontaktuar nga Report TV mohon kategorikisht këtë fakt duke shtuar se nuk ëhstë aspak e vërtetë që nëna ka kundërshtuar lidhjen e Mancellarit me djalin e saj

Dy të rinjt kishin vetëm një javë që ishin ndarë, ndërkohë që mësohet se vetë vajza gjithashtu e marrë në pyetje ka pranuar se ka qënë ajo që e ka vënë zjarrin

Skena e zjarrëvënies është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe prej tyre është bërë edhe identifikimi i autores. Automjetet tip "Audi", "Volkswagen", "Rulotë" dhe një kamioncinë janë shkatërruar plotësisht

Recommended