Report TV - FRESH Voice, Rama-Majkos: S’të kam korruptuar dot asnjëherë

  • 8 years ago
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka nisur përmes batutave fjalimin e tij në nisjen e garës kombëtare të Fresh Voice dhe anëtarësimeve të reja, që do të shtrihet në 61 degët e PS, në të cilin mund të marrin pjesë jo vetëm anëtarët e rinj të PS, por edhe të rinj që nuk janë përfshirë në politikë.

Rama duke vlerësuar Pandeli Majkon, që është një nga anëtarët e jurisë së këtij konkursi, ka thënë se, ai është i pakorruptueshëm.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Majkos i cili i ka thënë se, ku e di që unë jam i pakorruptueshëm, dhe Rama i është përgjigjur se, "S?të kam korruptuar dot asnjëherë".

Mes kësaj batute ka ndërhyrë edhe Gaz Paja që është një tjetër anëtar i kësaj jurie, që i ka thënë Ramës se, "Për mua nuk kalon ky djalë?.

Që në fillim të aktivitetit Gaz Paja nuk i ka lënë mënjanë batutat, ku ka thënë se Pandeli Majko e Edi Rama po i lënë papunë me batutat e tyre.

?Pandi me Edin ka zënë batutat, do na lënë papunë?

Por nuk ka mjaftuar me kaq, Majko ka bërë një tjetër batutë, ku ka thënë se ata që kanë studiuar në Francë dhe që janë të gjatë nuk duhet të vijnë për të konkurruar në këtë konkurs, pasi Shqipëria boll ka vuajtur nga personazhe të tilla, siç është Edi Rama dhe Enver Hoxha

?Kemi vuajtur nga ata që kanë studiuar në Francë dhe janë të gjatë, këta janë Rama e Enveri?

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama ka theksuar se,Fresh Voice është risi që bëhet të nesërmen e Kongresit të më të vjetërve dhe çel rrugëtim fantastik për më të rinjtë.

?Projekt është shumë i thejshtë, por me 4 protagonistë të komplikuar. Komplikuar, pasi vijnë nga disa rrugë të jetës me histori suksesi. Konkursi i ri në rang kombëtar është për liderët e rinj. Jam shumë krenar për kontributin e të rinjve në PS. Konkursi është pa limit e pa diskriminim? ka thënë Rama.

Recommended