Arrihet marrëveshja për refugjatët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëshime politike dhe ndihme financiare ne këmbim te ndaljes se fluksit te refugjateve nga Turqia drejt Greqisë. Kjo është ajo çka po i ofrojnë liderët e Bashkimit Europian kryeministrin turk Ahmet Davutoglu, qe iu bashkua kete te premte samitit per krizën e emigranteve ne Bruksel. Ne punimet e dites se pare te takimit udhëheqësit evropiane gjeten konsensusin per marrëveshjen, qe parashikon kthimin e personave qe zbarkojnë ne ishujt e Greqisë ne Turqi. Turqia do te marre nje ndihme tjetër financiare 3 miliard euro, do te sigurohet udhëtimi pa viza per qytetaret e saj ne Europe qe prej qershorit, si dhe do te përshpejtohet procesi i anëtarësimit te Turqisë ne BE.Ahmet Davutoglu: Per Turqinë çështja e refugjateve, nuk eshte pazar, por çështje vlerash humanitare dhe europiane. Ne kemi pritur 2,7 milionë refugjate pa asistence dhe duam te theksojmë se Turqia do te vazhdoje te njëjtën politike dhe qëndrim humanitar. Ne kemi objektiva te njejta me BE, te ndihmojnë refugjatet e veçanërisht ata siriane. Shpresojmë te arrijmë synimin. Per ne raportet me unionin jane te rendesishme.Kancelarja gjermane Angela Merkel sqaroi disa detaje te marrëveshjes.Angela Merkel: Turqia duhet te plotësoje standardet ndërkombëtare te mbrojtjes se te gjithë emigranteve. Gjithashtu duhet te mbështesim Greqinë jo vetem me rikthimin e emigranteve te paligjshëm ne Turqi, por edhe edhe me fonde, qe jane te nevojshme per strehimin e refugjateve qe gjenden ne kete vend.Sipas marrëveshjes, per çdo sirian te kthyer ne Turqi nga ishujt greke, çdo sirian qe gjendet ne Turqi do te strehohet ne BE.

Recommended