Bakojani: Marrëveshja e detit, tani - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit për paktin detar mes turqisë dhe libisë ka vënë në alarm greqinë. Ish Ministrja e jashtme greke e cila nënshkroi marrëveshjen e detit ne vitin 2009 me homologun e saj shqiptare të asaj kohe lulzim basha kritikon politiken vendit te saj per dobesi. Dora Bakojani kerkon qe marrveshja e detit mes Tiranes dhe Athines të përfundohet sa më shpejt, pasi sipas saj koha nuk pret.DORA BAKOJANISISH-MINISTRE E JASHTME E GREQISEGreqia mund të ushtrojë të drejtën e saj për të zgjatur zonën e saj bregdetare në 12 milje. Dhe keto nuk jane mesazhe per askend qe te krijoje mendime te tjera per te drejtat tona diku tjeter. Mendoj se me shqiperine mund te jepet nje mesazh i qarte, politika jone tregon dobesi ne keto momente. Duhet te behen veprime konkrete, 12 milje me shqiperine, 12 milje tani. Koha nuk eshte ne avantazhin tone.Ish ministrja e jashtme kembengul se mbyllja e ceshtjeve te mbetura pezull mes Greqise dhe Shiperise do te forcoje pozitat e vendit te saj ne mesdhe.Greqia duhet të shfrytëzojë mundësitë që paraqiten aktualisht dhe të përpiqet të përfundojë marrëveshjet e demarkacionit të zonës ekskluzive ekonomike me Shqipërinë, Egjiptin dhe Italinë.Nuk mund te perparojme ne keto momente as ne marreveshjen perfundimtare detare me egjiptin. Pas zhvillimeve të vitit 2009 dhe tërheqjes së Tiranës, me anulimin e marrëveshjes së demarkacionit të Zonës ekskluzive ekonomike me Shqipërinë, vrimat e zeza të demarkacionit duhet të jenë të mbyllura në perëndim dhe jug.Bakojani e konsideron veton e francës për negociatat me shqipërinë një shans për diplomacinë greke për të arritur qëllimet e saj. Vendimi i Francës për të bllokuar perspektivën e pranimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë për momentin i jep Greqisë një mundësi shtesë për marrëdhëniet e saj me Shqipërinë.Sipas deputetes greke Greqia duhet të përshtatet në situatën e re dhe ti referohet precedenteve te meparshem per percaktimin e kufijeve detare.

Recommended