Kosovarët dynden drejt detit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është gjendja e trafikut në pikën e kalimit kufitar në Morinë. E vetmja që lidh Shqipërinë me Kosovën, në 24 orët e fundit kjo pikë ka patur një fluks të lartë kalimtarësh dhe automjetesh. Janë shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, por edhe të Malit të Zi të cilët kanë zgjedhur të pushojnë këtë fundjavë në bregdetin shqiptar, të nxitur edhe nga temperaturat e larta.



Sipas Policisë Kufitare brenda 24 orëve kaluan traun mbi 20 mijë persona dhe mbi 6 mijë automjete.



Vetëm në 4 orët e para të mëngjesit të së shtunës 4 mijë persona kaluan kufirin me destinacion bregdetin.



E gjithë kjo situatë ka krijuar radhë të gjata, pavarësisht se autoritet doganore kanë përshpejtuara procedurat për të liruar trafikuan.



Paralelisht edhe më këtë situatë, trafik i rënduar vërehet edhe në rrugën e Kombit, konkretisht nga Shqipëria drejt Kosovës. Janë emigrantët të cilët kthehen nga vendet e Bashkimit Evropian për të shkuar drejt vendlindjes. Ky fluks mbetet i lartë në çdo orë të ditës.

Recommended