Report TV - Kreu i Bashkisë Kukës Shehu: Ti mirëpresim sirianet sikur kosovarët

  • 8 years ago
Shqipëria nuk duhet të rrijë indiferente përballë krizës së emigrantëve, me të cilët po përballet sot Evropa. Kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu dhe qytetarët shprehen se Shqipëria mund t?i mirëpresë emigrantët sirianë ashtu siç mirëpriti kosovarët në vitin 1999.

Bashkim Shehu, kryetar i Bashkisë Kukës, është shprehur se e gjithë shoqëria shqiptare duhet të tregohet solidare sa i takon pritjes së emigrantëve.

Më tej kryebashkiaku u shpreh se do të donte të ishte pjestarë i një shteti që kontribuon në këtë situatë.

Në të njëjtën linjë janë shprehur edhe qytetarët kuksiane, ata që ishin kontribuuesit më të mëdhenj në pritjen që iu bë shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës.

Rreth 2000 refugjatë Sirianë tashmë ndodhen ne qytetin e Konicëç shumë afër kufirit Shqiptarë dhe nëse nuk kalojnë përmes Maqedonisë ata do të tentojnë të kalojnë kufirin shqiptar.

Recommended