Report TV - Fluturimet ndërkombëtare, mbërrin Saranda International Airport

  • 8 years ago
Ndërsa fluturimet ndërkombëtare mbeten ende monopol i Tirana International Airport, që nga tetori i vitit 2015 në këtë treg është regjistruar një kompani e re aereoportuale, e quajtur Saranda International Airport.

Në të dhënat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit rezulton se objekti I aktivitetit të Kompanisë është kryerja e shërbimeve aeroportuale, përpunimi i avionëve, shërbimi i pasagjerëve, bagazheve dhe mallrave, bar - restorant e të tjera në funksion të objektit.

Zyrat qendrore të kompanisë gjenden në Tiranë, ndërkohë që rezulton se 34 për qind të aksioneve të saj zotërohen nga një shtetas shqiptar me emrin Donald Shena, ndërsa 66 për qind nga një shoqëri me emrin American Capital Group.

Qeveria është prej kohësh në negociata me Aereoportin Nënë Tereza për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare.

Dihet tashmë se Qeveria shqiptare i ka ofruar kompanisë gjermane, qe ka ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare, zgjatjen e koncesionit te aeroportit te Rinasit, në këmbim të liberalizimit të këtij shërbimi që parashikon edhe hapjen e aereoporteve të tjera ndërkombëtare

Recommended