Report TV - VIDEOLAJM/ Çfarë inati ka ky qytetar me Bashën që i thërret me kaq mllef?!

  • 8 years ago
Një incident mund ta quajmë atë që i ka ndodhur liderit të opozitës Lulzim Basha gjatë takimit me banorë të Klosit, këtë fundjavë. Ndërsa është duke ecur në rrugë bashkë me shoqëruesit dhe mbështetësit e tij, dëgjohet në mesin e njerëzve një zë që thërret "Fytyrë e poshtër". Por ai që shqetësohet është një nga shoqëruesit e Bashës i cili kthehet pas dhe bën me shenjë për të pushuar, ndërsa lideri demokrat vijon rrugën me buzëqeshje duke përshëndetur qytetarët. Mesa duket kryeopozitari nuk e ka dëgjuar këtë thirrje, e cila nuk dihet nëse i është adresuar drejtpërdrejt atij. Video është shpërndarë nga vetë zyra e shtypit të Partisë Demokratike në e-mailet zyrtare të redaksive të mediave.

Recommended