Report TV - Reforma në Drejtësi, Meta: LSI pro Venecias, japim 20 votat tona

  • 8 years ago
Një ditë pas miratimit të draftit final të reformës në drejtësi, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka konfirmuar në një dalje të posaçme për mediat se Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi.

E rëndësishme tha Meta është që në fund të marsit, kur komisioneri Johanes Hahn do vijë në Shqipëri, të ketë një tekst përfundimtar të ndryshimeve kushtetuese.

?Është mjaft pozitive që të gjtha forcat e kanë pranuar dhe i janë referuar Venecias si institucion që garanton standardet,më të larta për ligjet dhe kushtetutën. Na mbetet veçse të bjmë një lexim objektiv dhe të paanshëm. Sikurse e kam theksuar, në ato raste ku ende do ketë lexime të ndryshme të opinioneve të kërkojmë edhe ndihmën e Euralius dhe Opdat si dy misione të paanshme të BE dhe SHBA për të bërë i interpretimin final dhe objektiv,? deklaroi kreu i LSI.

Përfshirja e të gjitha aktorëve në reformën në drejtësi sipas Metës tregon vullnetin për të ecur me shpejtësi drejt çeljes së negociatave për anëtarësimin në BE.

Meta po ashtu tha se LSI do të votojë me 20 votat e saj, atë reformë për të cilën është shprehur Komisioni i Venecias. ?LSI ka vetëm një plan të votojë reformën në drejtësi. LSI është shprehur se gjykatësi suprem është Venecia dhe askush tjetër,? shtoi Meta.

Pyetjes nëse LSI-ja do të miratojë reformën pa Partinë Demokratike, Meta iu përgjigj: ?LSI-ja ka vetëm në plan që të votojë reformën në drejtësi. LSI-ja e ka thënë e para se standardi është vetëm Komisioni i Venecias. Ajo e ka gjykuar me thellësi draftin e reformës, pra ka qenë e ndërgjegjshme për një klimë politike jo shumë bashkëpunuese, kështu që nuk ka asnjë plan tjetër, përveçse të shprehet pro rekomandimeve të Komisionit të Venecias?.

Recommended