Report TV - Administratori i pallateve, kush s’e paguan, lekët ia merr përmbarimi

  • 8 years ago
Asnjë banor nuk do ti shpëtojë pagesave të detyrimeve për mirëmbajtjen e pallateve.

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës Andi Seferi sqaron në një intervistë për Report Tv se në rast të refuzimit të pagesës, çështja shkon deri tek përmbarimi.

Në ligjin për bashkëjetesën, Seferi thotë se është e mirëpërcaktuar që çmimet e shërbimeve i vendosin vetë përfaqësitë e komunitetit e në këtë rast të pallateve.

Bashkëpunimi i të gjithëve është sipas Seferit edhe çelësi për të zgjidhur të gjitha problemet pasi për administratorët dhe ndërlidhësit puna do të jetë e vështirë.