Report TV - Taksat, shoqata padit Bashkinë por tregtarët takojnë sot Veliajn

  • 8 years ago
Shoqata e Biznesit ka paditur në gjykatën adminatrative Bashkinë e Tiranës pas dështimit të negociatave për taksat. Pëmes një kërkesë padie kreu i shoqatës së tregtarëve Nikollaq Neranxi kërkon shfuqizimin e taksave të miratuara nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

?Rrruga e vetme që do të ndiqet do të jetë padia në Gjykatë. Bashkia nuk ka marrë parasysh kërkesat tona. Ne si Shoqata për Mbrojtjen e tregtarve nuk do të shkojmë më në negociata me Bashkinë e Tiranës. Nga sot kemi çuar në Gjykatën Administrative padin për të rrëzuar vendimin e Këshillit Bashkiak për taksat dhe tarifat vendore?, bëri të ditur kreu i shoqatës Nikollaq Neranxi.

Madje ai shprehet se pavarësisht negociatave shoqata është e vendosur të mos tërhiqet nga padia për shkak se Gjykata duhet të rrëzoi vendimin e Bashkisë për të rritur taksat.

"Sot me këto taksa falimenton edhe një biznes i vogël i mesëm apo i madh i cili nuk përdor asnjë metër hapësirë publike sepse taksat e tjera të rritura në mënyrë skandaloze janë të papërballueshme. Situata është kritike taksat janë vendosur ose nga padija sepse askush nuk jep asnjë shpjegim se mi cfarë bazash apo studimi u rritën ose ekziston një strategji për të falimentuar biznesin ekzistues dhe për të krijuar klasën e re të biznesmenëve të cilët presin prapa dyerve tona me cantat plot me para të psita gati për të na marrë punën"-thuhet në padinë e Shoqatës së biznesit

Por nga ana tjetër burime për Shqiptarja.com nga përfaqësuesit e tjerë të bizneseve thonë se nuk do tio bashkohen nismës së Neranxit por do të presin negociata të tjera më Bashkinë.

Përfaqësuesit e bizneseve thonë se ata do të ritakohen sërish sot me kryebashkiakun Veliaj në orën 17:30

Recommended