Report TV - Mimoza Boçari, gruaja që u qëllua me shpullë nga polici në protestë

  • 8 years ago
Në protestën e së dielës kundër ndërtimit të parkut të lojërave tek liqeni artificial ajo u kthye në personazhin kryesor, teksa pasi i hoqi kapelen një efektivi policie u godit me shpullë nga ky i fundit.

Bëhet fjalë për 60 vjeçaren, Mimoza Bocari, nënë e tre fëmijëve e cila me profesion është mjeke dhe ka punuar rreth 20 vite në Gjermani si kirurge pediatre. Mesohet se Boçari i përket një prej familjeve të persekutuara nga regjimi komunist.

Ndërkohe Boçari mesa duket nuk është hera e parë që merr pjesë në protesta për kauza të ndryshme dhe madje ka parë edhe skena më të dhimbshme se kjo e sotmja ku i qëlloi të ishte personazh kryesor.

Në protestën e 21 janarit kundër qeverisë Berisha në duart e saj ndërroi jetë Hekuran Deda një prej katër viktimave të asaj dite. Boçari ndonëse me bindje të djathta ishte pjesëmarrëse edhe në greven e urisë së organizuar nga Partia Socialiste në bulevard në 2010.

Mimoza Boçari pas protestës së sotme u shoqërua nga policia në komisariatin numër 1. Pasi doli nga qelia në një deklaratë për mediat ajo kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

?Me këtë që ndodhi sot ministri i rendit duhet të japë dorëheqjen në qoftë se ai nuk jep dorëheqjen kjo është deklarata që sot bëhet që në Shqipëri ka filluar diktatura, diktatura e hajdutërisë,? është shprehur Boçari për mediat.

Mimoza Boçari prej kohësh angazhohet në aktivitet për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Recommended