Report TV - Tiranë, 28 vjeçari i dehur vret me thikë shokun në lokal, arrestohet

  • 8 years ago
Një sherr me thika ka ndodhur gjatë natës së të premtes në një lokal pikë bastesh në zonën e Shkozës, si pasojë e të cilit ka mbetur i vdekur në vend 39 vjeçari Arenc Liço. Ai është vrarë nga shoku i tij Ergest Zhupani i cili është arrestuar nga policia e kryeqytetit.

Të dy shokët kanë qënë duke pirë në lokal bashkë dhe janë konfliktuar për shkaqe banale, konflikt i cili ka perfunduar tragjikisht në vrasjen e 39 vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në orën 22:00 në rrugën ?Shemsie Haka?.
Fillimisht Liço është dërguar në spital me plagë të mëdha në të gjithë trupin ku dhe ka humbur jetën. 28 vjeçari E.SH është larguar nga vendi i ngjarjes por më pas është kapur nga blutë e kryeqytetit dhe ëhstë vënë në pranga

Me datë 20.02.2016, në Shkozë, në një lokal, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E.Sh, rreth 28 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin A. L., 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka gjetur vdekjen si pasoje e plagës së marrë .

Autor i dyshuar i ngjarjes shtetasi E. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe është larguar me këmbë duke perfituar dhe nga erresira ,
Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dh po punon për zbardhjen e plote te ngjarjes.

Recommended