Report TV - Blushi: Ministrat do ecnin më shpejt nëse ndryshon makina e qeverisjes

  • 8 years ago
TIRANË - Për deputetin kritika brenda Partisë Socialiste, ndryshimet në qeveri nuk do të sjellin përmirësim për situatën në vend e veçanërisht atë ekonomike, pasi ajo që duhet të ndryshojë sipas tij, është vetë mënyra e qeverisjes.

Në një prononcim për gazetarët, Blushi u shpreh se dikasteri i Financave prej të cilit u shkarkua këtë të martë Shkëlqim Cani dhe u vendos Arben Ahmetaj, është i dështuar pasi nuk janë zbatuar politika për të varfrit e shtresën e mesme çka sipas tij ka larguar shqiptarët nga vendi. Ndaj ky ndryshim - thekson Blushi - është i vonuar.

"Financat kanë pasur një gropë shumë të madhe, mosrealizim të ardhurash, rritje papunësie, taksa, shumë pak politike për të varfrit, paketa fiskale ka qenë e dobët. Është një ndryshim i vonuar. Unë nuk kam arsye të komentoj për emrat, problemi nuk janë emrat por mënyra se si po qeveriset. Mënyra se si po qeveriset nuk është në drejtimin e duhur. Duhet të ndodhë ndryshimi i mënyrës së qeverisjes, që të jetë aleate me të varfrit, shtresën e mesme dhe interesin publik që kjo qeveri i ka humbur. Flas për të mbrojtur parimet për të cilat erdhëm në pushtet", - tha deputeti socialist.

Recommended