Report TV - Reforma zgjedhore, Bylykbashi: PD po harton një paketë të plotë

  • 8 years ago
Demokratët do të parashtrojnë në tryezwn e reformës zgjedhore forcim të politikës penale për fenonemin e blerjes apo të intimidimit të votës duke i kërkuar prokurorisë dhe Gjykatave që të dënojnë ata që kryejnë korrupsion zgjedhor. Ky propozim konfirmohet nga bashkëkryetari demokrat i komisionit bipartizan për reformën zgjedhore Oerd Bylykbashi

"Sot është në kodin penal blerja e votës por ne do të kërkojmë dhe rritjen e politikës penale pra, jo vetëm forcimin e dënimit por që edhe prokuroria dhe gjykata t'i dënojnë personat që bëjnë korrupsion zgjedhor. Blerja e votës, intimidimi i zgjedhsve duke u marrë kartën, duke u thënë atyre që ju nuk shkoni të votoni pra nuk është blerje e votës por është mohimi i votës. Përdorimi i fondeve të paligjshme në procesin zgjedhor"-thotw Bykykbashi

Ndërsa preferon të mos japë detaje të propozimeve të opozitës, Bylykbashi tha se PD do të shkojë në këtë tryezë me një paketë të plotë propozimesh që sigurojnë standarte në zgjedhje.

"Në momentin që që kur të ngrihet komisioni i Reformës Zgjedhore opozita do të shkojë me të gjithë programin e saj që ka vetëm një qëllim, garantimin e zgjedhjeve të vërteta dhe demokratike. Mazhoranca neglizhoi pra mbas zgjedhjeve të vitit 2013 nuk i trajtoi rekomandimet e OSBE-ODIHR, kësaj rradhe kemi dy palë rekomandime të vitit 2013 dhe të vitit 2015. Është shumë e rëndë. Është një thyerje e një angazhimi ndërkombëtar që ka Shqipëria që të ndjekë menjëher me rigorozitet rekomandimet sapo ato dalin"-shprehet ai

Në kuadër të diskutimeve për kodin zgjedhor partitë e vogla përfshirë edhe LSI-në kanë propozuar listat e hapura të kandidatëve ndërsa dy partitë e mëdha deri në këto moment në deklarata publike I kanë thënë jo këtij propozimi.

Pak kohë më parë kuvendi miratoi përbërjen e komisionit bipartizan për reformën zgjedhore ku shumica dhe pakica parlamentare kanë numër të barabartë anëtarësh.

Recommended