Serbia ndihmon Gjykatën Speciale - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Serbia do të ndihmojë me dëshmi dhe të dhëna të tjera Gjykatën Speciale të ngritur në Hagë, për të hetuar krimet e luftës të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, gjatë luftës në vitin 1999. Beogradi zyrtare ka ngritur një komision të posaçëm parlamentar, i kryesuar nga Milovan Dreçun, i cili është ngarkuar për të mbledhur të dhëna nga vitet 1998-2000, e për ti dërguar më pas në këtë gjykatë. Duke folur më mediat vendase, Dreçun tha se: Pala serbe disponon ditarët e luftës që janë mbajtur nga zyrtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së të cilët, janë konfiskuar në cilësinë e provës nga KFOR. Mes këtyre dokumenteve ndodhen ditarët për zonat e Dukagjinit, Shalës, Drenicës dhe katër qyteteve të tjera. Për secilin nga këto zona të krijohet nga një dosje. Themelimi i Gjykatës Speciale është kërkuar me ngulm nga Komuniteti Ndërkombëtar, veçanërisht zyrtarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky institucion është kundërshtuar ashpër nga opozita në Kosovë që e ka cilësuar si një gjykatë paralele që dublon atë të Kosovës.

Recommended