Report TV - Aksident në Korçë - Ersekë vdes një person, plagoset një tjetër

  • 8 years ago
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë ? Ersekë, në të cilin ka mbetur i vdekur një person si dhe është plagosur një tjetër.

Sipas të dhënave bëhet e ditur se automjeti tip ?Benz? me targa 6149 T ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor të saj dhe shkak për këtë dyshohet të jetë bërë shpejtësia e madhe me të cilën ka qenë duke udhëtuar në rrugë drejtuesi i mjetit.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin ku ndodhi aksidenti kanë shkuar ekspertët e policisë të cilët kanë dërguar në spitalin e Korçës të plagosurin dhe trupin e pajetë i cili do t?i nënshtrohet ekzaminimeve për të saktësuar shkakun e vdekjes.

Recommended