“Kriminelët jashtë listave zgjedhore” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu si për çdo reforme te rëndësishme ne Shqipëri, edhe ne nisje te punës per reformën zgjedhore, ambasadoret e akredituar ne Tirane luajtën rolin e arbitrit, duke nënvizuar problematiken e proceseve elektorale e duke kërkuar konsensus per te përmirësuar standardet zgjedhore. Për ambasadorin amerikan ne Tirane, Donald Lu, zgjedhjet lokale te 2015 shfaqen disa probleme, duke filluar nga blerja e votës e deri tek kandidimi i personave me rekorde kriminale duke nënvizuar rendësine e transparencës se financimit te fushatave për proceset e ardhshme zgjedhore.Donald Lu:Largoni personat e korruptuar nga listat.Edhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe OSBE kane kërkuar vullnet politik për arritjen e standardeve me te mira ne proceset elektoraleRobert Wilton:Nevoja për një reformë tërësore, gjithëpërfshirëse dhe të shpejtë është e padiskutueshme. Demokracia juaj ose shërohet ose vdes këtu.Jan Rudolf:25 vjet pas rënies se komunizmit nuk ka asnjë justifikim qe te mos bëni zgjedhjet sipas standardeve ndërkombëtare.Zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet te mbahen qershorin e vitit te ardhshëm dhe partitë politike kane te paktën nje vit kohe per te gjetur gjuhen e përbashkët, e per te përmirësuar ligjin elektoral.

Recommended