“Reforma kundërshtohet nga ata që blejnë drejtësinë” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori amerikan Donald Lu është pozicionuar ne mbrojtje te reformës ne drejtësi qe ne fillimet e saj, duke iu kundërpërgjigjur çdo kritiku apo te pakënaquri nga ky proces. Te njëjtin pozicion ka ruajtur edhe kur kritikat i ka artikuluar Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, duke sjelle ne vëmendje se fale kësaj reforme, shmanget politizimi i kreut te organit te akuzës. Ndërsa ka marre pjese ne nje tryeze per te drejtat e grave ne kuadër te reformës ne drejtësi, diplomati amerikan e ka beret e qarte se paketa e ndryshimeve kushtetuese, te 58 nenet e saj mbajnë firmën e eksperteve te Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Ambasadori amerikan ka vene ne dukje se drejtësinë ne Shqipëri, e kane vetëm te pasurit e te fuqishmit, te cilët kane mundësi ta blejnë atë. Nevojën per nje reforme te thelle ne sistemin e drejtësisë, e ka theksuar edhe demokratja Majlinda Bregu, sipas se cilës ky sistem duhet te shkundet veçanërisht ne raport me te drejtat e grave. Javen e kaluar Komisioni i Venecias nxori opinionin paraprak rreth ndryshimeve kushtetuese, duke bere disa vërejtje e duke u dhëne mundësi forcave politike qe mbi bazën e këtij dokumenti, te gjejnë gjuhen e kompromisit per te miratuar reformën ne drejtësi ne pranvere.

Recommended