Rezoluta e Konferencës Gjyqësore - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përkundër gjuhës se drejtpërdrejte, konkrete e denoncuese te ambasadorit amerikan Donald Lu, konferenca gjyqësore zgjedh ta përkufizoje korrupsionin thjesht si fenomen qe vazhdon te jete prezent ne gjyqësor. Ne rezolutën e shpërndare per mediat, gjyqtaret pranojnë se shërbimi ka mbetur larg standardeve evropiane. Por ata kujdesen ta rendisin korrupsionin te fundit ne radhën e problemeve qe kane.?Gjyqësori shqiptar nuk është plotësisht efektiv ne dhënien e drejtësisë. Ka probleme me cilësinë e vendimeve gjyqësore; kushtet e punës ende të përshtatshme; zhvillimi me vonese dhe zvarritja e proceseve gjyqësore; niveli i ulët i besimit të publikut te drejtësia; pamjaftueshmëria e burimeve financiare për të përballuar nevojat, si dhe korrupsioni, i cili ende vazhdon të jetë prezent në radhët e gjyqësorit?.Ndonëse ne konferencë gjyqtarë e prokurorë u vunë ne qendër të akuzave për abuzime, korrupsion të lartë e luks të shfrenuar, si pasoje e ryshfeteve, rezoluta kërkon që reforma të bazohet ne modele efektive e të suksesshme.

Recommended