Juristet: Skualifikimet nga vetingu rrezikojne proceset gjyqesore - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Në një kohë që procesi i vetingut vijon të skualifikojë prokurorë e gjyqtarë juristët shprehen se nëse vazhdohet me këto ritme, ngërci mund të arrijë në nivele të paimagjinueshme.
Sipas avokatit Jordan Daci cështja bëhet më serioze nëse do të zbresim në gjykatën e apelit.Masat e sigurisë në këtë shkallë janë vënë në rrezik.
Një tjetër problem është edhe gjykata e krimeve të rënda ku mes avokatëve ka filluar të shtrohet cështja e ligjshmërisë së vendimeve të gjyqtarëve të cilët janë skualifikuar.
Daci shprehet se tashmë vendi ka nevojë për një konsensus politik për të kaluar ngërcin e sistemit të drejtësisë dhe ngritjen e organeve të reja. Një opsion sipas tij është ajo e një konkursi pasi dhe shkolla magjistraturës nuk mund të plotësoje vendet e lëna bosh.
Mos ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë ka futur në kolaps edhe Shkollën e Magjistraturës e cila sipas ligjit nxjerr gjyqtarët dhe prokurorët e rinj.