“Reforma në drejtësi, nuk mund të pengohet” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak dite para se Komisioni i Venecias te sjelle ne Tirane opinionin e tij ne lidhje me ndryshimet kushtetuese, ambasadoret më të rëndësishëm ne Tirane, kane rritur presionin ndaj te gjithë atyre qe kane dale kundër reformës ne drejtësi. Ne prag te 25 vjetorit te lëvizjes studentore qe coi ne rënien e regjimit komunist, përfaqësuesja e BE, Romana Vlahutin ka theksuar se reforma ne drejtësi, nuk do ndalet pasi është e vetmja rruge qe Shqipëria te behet si e gjithë Europa.?25 vjet me pare duhej shume me tepër guxim per te dale ne rrugët e Tiranës e per te kërkuar liri, se sa duhet sot per te realizuar kete reforme. Prandaj, nuk ka justifikime dhe te gjithë ata qe mendojnë se me arrogance, manipulime apo lobime agresive do ta ndalojnë këtë proces, jane te gabuar.?Diplomatja e Bashkimit Europian iu është drejtuar studenteve te Magjistraturës per te beret e qarte qëndrimin e BE se nuk ka te paprekshëm.?Është koha qe brezi juaj te përfundoje ate qe studentet nisen 25 vjet me pare. Ajo përpjekje, nuk ka mbaruar ende. Dhe mos kini frike, veçanërisht mos kini frike nga ata qe duan te besoni se janë te paprekshëm. Te paprekshëm nuk ka.?Ekspertet qe punojnë prane Komisionit per Reformën ne Drejtësi, kane hartuar nje pakete ndryshimesh kushtetuese qe tashme i është çuar per mendim Komisionit te Venecias. Jo thjesht per shkak te 94 votave qe kërkon ndërhyrja ne Kushtetute, por edhe per nevojën qe reforma ne drejtësi te jete jetëgjate, mazhoranca dhe opozita duhet te gjejnë rrugën e kompromisit per te bere realitet këtë reforme.

Recommended