“Dosja e 21 janarit”, familjarët shpresojnë te reforma në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTv
Shtatë vite më parë, vrasjet përgjaken protestën me te madhe të opozitës se asaj kohe, te drejtuar nga Partia Socialiste.



Teksa njerëzit protestonin prej disa orësh para kryeministrisë, e madje disa sapo kishin nisur te ktheheshin, forcat speciale te Gardës se Republikës qëlluan mbi turmën me plumba te vërtete.



I pari u vra Ziver Veizi qe ndodhej pranë portës se hekurit. Pas tij Hekuran Deda e Faik Myrtaj. I shtrire ne bulevard, i pajete, mbeti edhe Aleks Nika.



Qe te katërt, te pa armatosur, duke protestuar paqësisht.



Dosja voluminoze e 21 janarit, e cila pati edhe mbështetjen e FBI, e mbylli kalvarin ne Gjykatën e Larte në vitin 2015. U dënuan ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me një vit, si dhe gardisti Agim Llupo me 3 vjet, por sot qe te dy janë te lire.



Por për familjarët drejtësia nuk ishte dhënë. Më 5 dhjetor 2012, ata ishin drejtuar Strasburgut, me një kërkesë për zbardhjen e shkeljeve të panumërta nga drejtësia shqiptare, duke i akuzuar për gjykim të njëanshëm. Në atë kohë, Strasburgu konstatoi shkeljen e të drejtave në gjykim, vendosi dëmshpërblimin e familjarëve dhe pranoi deklaratën e qeverisë për të rihapur çështjen. Deri më tani dosja e 21 janarit nuk është rihapur, ndërsa e vetmja shpresë e familjarëve mbeten institucionet e reja të reformës në drejtësi.



Organet që pritet të ngrihen këtë vit Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria Speciale dhe Gjykatat e Posaçme pritet të kenë një rol të veçantë në hetimin përfundimtar të dosjes dhe gjykimin e saj shterues.



Kjo për shkak se Kushtetuta dhe ndryshimet e procedurës penale kanë hequr kufizimet kohore për Byronë e hetimit dhe Prokurorinë Speciale, në rastet kur të përfshirë janë zyrtarë të lartë, ndërsa veprat penale janë ato të rëndat, si vrasja në rrethana cilësuese.

Posted Under: Kronike Kryesoret
Tagged: 21 janari dosja drejtesi
Leave a Reply
Logged in as Ertil Suli. Log out?

Comment



MË TË LEXUARAT
Pensionohet Ronaldinho, gjeniu që u zbulua pas 23 gola në 90 minuta Pensionohet Ronaldinho, gjeniu që u zbul...
Fjalët e fundit të 10 njerëzve të famshëm para se të ndërronin jetë Fjalët e fundit të 10 njerëzve të famshë...
Romela Begaj del pozitive në testin e dopingut Romela Begaj del pozitive në testin e do...
Publikohet studimi i frikshëm, këto janë 12 ushqimet me më shumë pesticide gjatë 2017-ës Publikohet studimi i frikshëm, këto janë...
Moska: Rama kërkon Shqipërinë e madhe Moska: Rama kërkon Shqipërinë e madhe
Si e konsideroni qëndrimin e PD për kryeprokurorin e përkohshëm?
Të drejtë
Të gabuar
Nuk e di


TË TJERA NGA KRONIKE
Ben Blushi jep dorëheqjen nga LIBRA më shumë...
Basha në Vaun e Dejës: Në 27 Janar të marrim fatin tonë në duart tona më shumë...
Pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Korçë, pronar i autobusit ku u gjet heroinë më shumë...
Aktivistët, protesta në Korçë para hotelit të negociatave më ...
Recommended