Nderohen të rënët e luftës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te rënët e luftës janë kujtuar me nje ceremoni te veçante edhe ne Durrës. Kryetari i Bashkisë Vangjush Dako, deputetë e veterane bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në Mauzoleumin e Dëshmorëve. Drejtues të pushtetit vendor, deputetë dhe veteranë të luftës, përkujtuan ditën e çlirimit të vendit në Berat. Edhe këtë vit, në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit u nderuan 350 të rënët në luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Ndryshe nga qytetet e tjera ne Mat, te majtët e te djathte janë bere bashke ne 71 vjetorin e çlirimit te vendit. Gjate ceremonisë se rastit ne varrezat e dëshmorëve u vendosën kurora në kujtim të atyre që dhanë jetën për liri.