Konfindustria: Jo ulje taksash - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një kërkese e çuditshme nga ardhur nga radhët e shoqatave të biznesit, e cila shumë shpejt do të depozitohet në kuvend. Konfederata e industrive kërkon që qeveria të tërhiqet nga nisma për të hequr tatimin e fitimit për biznesin e vogël që bën deri në 5 milion lekë xhiro dhe uljen në 5% të tij për atë me fashë deri në 8 milion. Në një konferencë për shtyp, administratori Gjergj Buxhuku sqaroi se kjo skemë do të rritë evazionin dhe do të sjellë probleme të mëdha për sipërmarrësit e ndershëm. Shqetësimi që ngre Konfidustria është se shumë biznese të cilat kryejnë xhiro të mëdha ndajnë kompanitë në disa degë dhe mbajnë bilance të ndryshme në mënyrë që të përjashtohen nga taksat, ndërsa janë shumë marka të njohura që për shkak të emrit nuk mund ta bëjnë dot. Sipas shoqatave të biznesit, qeveria jo vetëm që nuk do të arrijë të mbledhë dot të ardhurat, por do të falimentojë edhe biznesin e ndershëm, pasi të tjerët do t?i konkurrojnë me çmim.

Recommended